Presidenti Meta uron Petrovin: Shpalli Shqipërinë për herë të parë Kampione Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2020 | 14:39

Presidenti Meta uron Petrovin: Shpalli Shqipërinë për herë të parë Kampione Europe

Presidenti Ilir Meta uron atletin Matvei Petrov, që i dha Shqipërisë për herë të parë titullin Kampion Europe në Gjimnastikë.

PETROV

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thkeson se ky është një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta!

Mesazhi i Metës:

Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në Gjimnastikë! ?
Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta!
Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer.
Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"