Presidenti Meta takon kampionin Robin Krasniqi: Suksesi i tij është frymëzues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 11:43

Presidenti Meta takon kampionin Robin Krasniqi: Suksesi i tij është frymëzues

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pati mëngjesin e sotëm një mysafir special. Ai ishte kampioni i ri i botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin (Haxhi) Krasniqi, që ka bërë krenar së fundmi gjithë shqiptarinë.

122178619_3459276314118617_7772663548957951629_o

Nëpërmjet një fotoje të postuar në faqen zyrtare, ku shfaqej në krah të Krasniqit, me 2 brezat e artë, kreu i shtetit është ndjerë krenar për djaloshin nga Kaçaniku. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e boksierit drejt suksesit, janë frymëzuese, për presidentin Meta.

POSTIMI I PRESIDENTIT META:

Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!

Krenar për ty Robin!

Ilir Meta Krasniqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"