Presidenti Meta ndjek “klasiken” e basketbollit shqiptar, “thumbon” kryeministrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 21:51

Presidenti Meta ndjek “klasiken” e basketbollit shqiptar, “thumbon” kryeministrin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në mënyrë surprizë bëri një vizitë dhe shijoi sfidën e djeshme në basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Tiranës, e fituar bindshëm nga të zotët e shtëpisë.

meta5

Përkrah kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, drejtorit të “Sport Klub Vllaznia”, Mark Kroqi, por edhe shumë personalitetesh të tjera, zoti Meta jo vetëm zbriti në parket për të nderuar Bledar Gjeçajn dhe dy ekipet, por nuk ngurroi që pas ndeshjes të lëshonte edhe disa batuta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, zoti Edi Rama.

“Ishte bukur të shihje kaq shumë sportdashës. Kishte shumë gra dhe kjo është një arsye për t’i mbështetur më shumë lojërat me dorë. Janë sporte tërheqëse dhe jo përjashtuese, pra si për djemtë ashtu dhe për vajzat. Me kë jam tifoz unë? Jam kuqezi, të dyja ekipet ishin në rregull. Pastaj të dyja ekipet kishin një të përbashkët, ngjyrën blu…, – vazhdon presidenti, i cili në fund e mbyll me një batutë.

– Edhe kryeministri Rama ka qenë basketbollist? Ai bënte shumë personale kur luante basketboll, por për fat të keq, në politikë bën edhe më shumë faulle”.

duka-rama

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"