Presidenti Meta: Fitorja e Zvicrës si të ishte e Shqipërisë, shqiponjat fluturuan në mes të Kalingradit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 22:42

Presidenti Meta: Fitorja e Zvicrës si të ishte e Shqipërisë, shqiponjat fluturuan në mes të Kalingradit

Në lidhje direkte për emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24” Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

 

meta-per-ndeshjen

 

Keni deklaruar para Botërorit se jeni tifoz i Zvicrës, si e keni përjetuar

Besoj se nëse Zvivra do kishte kontrolluar qendrën e mbrojtjes sonte do të jepte përshtypjen se mund të dalë edhe kampione në fund.Pjesa e dytë ka qenë e jashtëzakonshme. Dhe më të jashtëzakonshëm kanë qenë autorët e golave, Xhaka dhe Shaqiri.

Të gjithë u kënaqën sikur të ishte një sukses i kombëtares së Shqipërisë apo të Kosovës, pasi në fund të fundit ne pamë shqiponjat që fluturuan në stadiumin e Kalingradit.

Ndalimi i simboleve shqiptare?

Unë mendoj se politika nuk duhet të ndërhyjë në lojë. Gëzimi jonë nuk ka të bëjë vetëm me faktin se fitoi Zvicra. Të njëjtin gëzim e kam ndjerë edhe kur Zvicra ka barazuar me Brazilin. Keq nuk jam ndjerë as kur Serbia ka fituar me Kosta Rikën. Por kjo është një fitore e madhe jo vetëm e Zvicrës, por edhe e dy shqiponjave. Fakti që luajnë për Zvicrën nuk i pengon të tregojnë se ata janë shqiptarë. Shtoi se janë korrekt dhe të sjellshëm.

Në këtë kuptim politika nuk ka të drejtë ta teproi. E rëndësishmja është se ndeshja ishte tërësisht e drejtë. Zvicra ishte më ‘fair’ se Serbia. Mjafton të shohim kartonat, ka qenë një fitore e mrekullueshme.

Përtej dëshirës, kë skuadër shikoni si pretendet?

Kam 2 muaj që e kam bërë të qartë. Në mungesë të Holandës zgjedhja më e drejte, me mendje, kam zgjedhur Zvicrën.

http://www.balkanweb.com/site/meta-fitorja-e-zvicres-si-te-ishte-e-shqiperise-shqiponjat-fluturuan-ne-mes-te-kalingradit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"