“Presidenti më premtoi se do të sjellë lojtarë cilësorë”, trajneri i Luftëtarit: Të hënën do të bëj seleksionimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 20:10

“Presidenti më premtoi se do të sjellë lojtarë cilësorë”, trajneri i Luftëtarit: Të hënën do të bëj seleksionimet

Luftëtari duhet formatuar një orë e më parë, nëse vërtet do të pretendojë rikthimin e shpejtë në Superiore. Stafi i tij teknik për gati dy javë ka punuar intensivisht me grupin e lojtarëve që ka pasur në dispozicion, duke pritur plotësimin e tij.
JOVANOVIC

“Kemi dy javë që punojmë me një grup prej rreth 14 lojtarësh, të cilët janë të rinj dhe kanë talent, dëshirë dhe disiplinë. Të dielën kemi planifikuar një miqësore me Bylisin, do të shohim ku jemi dhe do të vendosim se sa nga të testuarit do të jenë pjesë jona në vazhdim. Pastaj do të vendosim me presidentin sa lojtarë do të na duhen për të plotësuar ekipin. Jemi pak vonë, por shpresoj të bëjmë punë të mirë për sezonin e ri. Me Bylisin do të jetë një test i fortë. Stafin e kam të plotë, Artan Meçani e kupton shumë mirë filozofinë e lojës sime, është dora ime e djathtë, kurse Ilirian Zeko është përgatitësi i portierëve. Të hënën do të flas me presidentin, i cili më ka premtuar se do të afrojmë lojtarë cilësorë te Luftëtari. Pas së hënës do të bëj edhe një seleksionim të ri, me qëllim që të formojmë një ekip kompetitiv”, tha dje për gazetën trajneri Jovanoviç.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"