“Presidenti më i vështirë për të punuar”, kur Cungu krahasonte mbledhjet e Gjicit si të byrosë politike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 20:22

“Presidenti më i vështirë për të punuar”, kur Cungu krahasonte mbledhjet e Gjicit si të byrosë politike

Pas largimit nga Kukësi në vitin 2013, disa herë, Armando Cungu ka folur për eksperiencën te verilindorët, teksa arriti një sukses historik për kohën, duke kaluar tri ture në Ligën e Europës, pikërisht në sezonin debutues të skuadrës në Superiore.

Kukesi

Në qershor të vitit 2015, i ftuar në një prej kanaleve lokale të Shkodrës, kur është pyetur se cili president ka qenë më i vështiri për të punuar mes Safet Gjicit te Kukësi, Valter Fushajt te Vllaznia dhe Pashk Laskës te Laçi, Cungu ka dhënë këtë përgjigje: “Pa dyshim, Safet Gjici.

Cungu-Starova dhe Gjici

Një president shumë i ashpër. Ndonëse u bë kohë që jam larguar nga Kukësi, ende i kujtoj analizat e ditës së hënë të orës 12:00, që zhvilloheshin në zyrat e tij. Analiza, që dukeshin si mbledhjet e byrosë politike të kohës së komunizmit, kur analizohej me hollësi çdo gjë. Megjithatë, pavarësisht këtij karakteri të vështirë, unë i jam mirënjohës që më dha mundësinë të drejtoja Kukësin. Së bashku shkruam historinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"