“Presidenti më i lezetshëm në botë”, tifozët e Sëlltik të mrekulluar nga Ilir Meta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 18:44

“Presidenti më i lezetshëm në botë”, tifozët e Sëlltik të mrekulluar nga Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, nuk e ka mbajtur sekret afeksionin e tij për skuadrën skoceze Sëlltik, ndërsa dje kreu i shtetit përshëndeti me një postim në “Twitter”, tifozët e kësaj skuadre.

Meta publikoi një video duke xhongluar topin, teksa mbante të veshur fanellën e skuadrës së Sëlltik.

meta

Ai shkroi: Përshëndetje të gjithë tifozëve të mrekullueshëm të ‘Celtic FC’, nga brigjet e Durrësit! Përshëndetje!”.

Sigurisht një gjë e tillë u vu re nga tifozët skocezë.

Portali i njohur “The Scotich Sun”, ka publikuar disa nga komentet pikante të tifozëve skocezë, të cilët vlerësuan përpjekjet e presidentit të Shqipërisë.

“Ndoshta ju jeni presidenti më i lezetshëm në botë”, ka shkruar njëri prej fansave.

Ndërkohë një tjetër ka shtuar: “Të firmosë për Celtic”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"