“Presidenti kinez i Milanit i mbytur në borxhe, nuk ka perandori minierash siç pretendon”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 23:04

“Presidenti kinez i Milanit i mbytur në borxhe, nuk ka perandori minierash siç pretendon”

Në një artikull të prestigjozes “New York Times”, tri gazetarë kanë hulumtuar që prej muajit gusht pasurinë e Li Jonghong, presidentit kinez të Milanit, dhe tashmë kanë dalë me disa pikëpyetje të mëdha.

jonghong li

Ata kanë zbuluar se Li nuk është përmendur kurrë në listën e personave më të pasur në kinë, dhe perandoria e minierave siç pretendon që e ka, nuk ekziston. Kur ai bleu Milanin, emrin e tij nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë as në Itali e Europë.

Ai e bleu Milanin për 860 milionë dollarë nga Silvio Berluskoni, dhe ra dakord që duhet të nisë të paguajë borxhet e klubit brenda një viti.

Përsa u takon minierva të fosforit, në dokumentacionet kineze nuk ekziston emri i pronarit të Milanit. Gazetarët e medias amerikane, kanë vizituar zyrat e kompanisë së tij, por ato ishin të boshatisura prej kohësh, me shënimin “Mbyllur për mospagim qiraje.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"