Presidenti i UEFA-s falënderon politikën: Institucionet europiane janë të bindura për vlerat tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 23:44

Presidenti i UEFA-s falënderon politikën: Institucionet europiane janë të bindura për vlerat tona

Aleksander Çeferin padyshim ka qenë i lumtur sot kur ka dëgjuar një përgjigje negative nga Këshilli i Europës në Strasburg për propozimin e FIFA-s për zhvillimin çdo dy vite të Botërorit, që u prezantua nga Xhani Infantino. Mes drejtuesit të FIFA-s dhe atij të UEFA-s ka një luftë të hapur tashmë rreth kësaj teme dhe ndikimit që të dy duan të kenë në futbollin botëror dhe kjo ka sjellë një përplasje të ndezur.

UEFA CEFERIN

Mbështetja e politikës europiane për Çeferin ka qenë një fitore e madhe e numrit 1 të UEFA-s dhe për këtë ai i ka falënderuar publikisht për këtë qëndrim.

“Institucionet evropiane dhe futbolli evropian, ashtu si lëvizja sportive evropiane, janë plotësisht të bindura për vlerat tona dhe ndajnë modelin që ka bazat mbi solidaritetin. Nuk ka hapësira për interpretime apo negociata. Le t’i themi “jo” superkampionateve egoiste dhe propozimeve ekstravagante për Botërorët, por le t’i themi “po” e gjithmonë po, punës së bashku për të mbrojtur dhe përforcuar modelin tonë, që funksionon në interes të futbollit dhe shoqërisë evropiane”, tha Çeferin pas mbledhjes së Asamblesë së Këshillit të Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"