Presidenti i UEFA-s ende konfuz: Për VAR-in nuk duhet të nxitohemi, vendimi për në Botëror merret…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 16:44

Presidenti i UEFA-s ende konfuz: Për VAR-in nuk duhet të nxitohemi, vendimi për në Botëror merret…

Teknologjia e përfshirë në futboll kohët e fundit, e quajtur VAR, duket se nuk është ende 100% e qartë, të paktën për presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin. Ai është shprehur, gjatë kongresit të FIFA-s që po mbahet në Bratilavë, se edhe për vitin 2018-2019 teknologjia nuk do të aplikohet.

uefa

“Konfuzioni është ende shumë i madh. Nuk jam kundër, por duhet shpjeguar më mirë sesi funksionon. Mund të jetë një projekt shumë i mirë dhe i dobishëm për futbollin, por nuk duhet të nxitohemi në vendime të tilla. Të shohim çfarë do të ndodhë për “Rusi 2018”.”

Vendimi për përdorimin e VAR-it në Botërorin e ardhshme do të merret më 3 mars. Në disa vende europiane, si në Itali, VAR-i tashmë është testuar kështu që sipas të gjitha gjasave vendimi për ta aplikuar edhe në Botëror pritet të jetë pozitiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"