Presidenti i UEFA-s do mandatin e dytë, Duka shpreh hapur kë do mbështesë në zgjedhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 21:25

Presidenti i UEFA-s do mandatin e dytë, Duka shpreh hapur kë do mbështesë në zgjedhje

Dy vite pasi u zgjodh në krye të UEFA-s, slloveni Aleksander Ceferin, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të organizmit më të lartë të futbollit europian. Dhe, edhe FSHF, nëpërmjet një reagimi, ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Ceferin, në zgjedhjet që do të mbahen në Romë, në kongresin e UEFA-s, më 7 shkurt 2019.

duka ceferin

Në një letër drejtuar kreut të UEFA-s, presidenti Duka ka shprehur mbështetjen e tij, në kuadër të vazhdimësisë së punës, zhvillimit të futbollit europian, si dhe vazhdimit të investimeve dhe përmirësimit të imazhit të futbollit.

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kreut aktual të UEFA-s, z.Aleksander CEFERIN për një mandat të dytë në drejtimin e organizmit më të lartë të futbollit europian, FSHF dhe Presidenti Armand Duka kanë shprehur mbështetjen ndaj Presidentit Ceferin në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në Kongresin e radhës së UEFA-s në Rome me 7 Shkurt 2019.

Presidenti Duka në letren e tij drejtuar kreut të UEFA-s theksoi rëndësinë e këtij vendimi për ti dhënë vazhdimësi punës dhe zhvillimit të futbollit Europian. Investimeve dhe përmirësimit të imazhit të futbollit.

FSHF mbështet kandidaturën e Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"