Presidenti i Steauas ndryshon mendje: Qaka më pëlqen tej mase, si mund ta largoj nga ekipi?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 11:42

Presidenti i Steauas ndryshon mendje: Qaka më pëlqen tej mase, si mund ta largoj nga ekipi?!

Në fitoren e djeshme të Steauas së Bukureshtit ndaj Vitorul, të fituar me shifrat 1-4, mesfushori shqiptar Kamer Qaka, ishte titullar, duke lënë shenjë në këtë takim. I pozicionuar para mbrojtjes, Qaka luajti për 90 minuta, dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë nga më të mirët në fushë.

qaka

Vetë presidenti i ekipit, Xhixhi Bekali, foli pas sfidës duke deklaruar se nuk kishte ndërmend ta largonte Qakën nga ekipi, ndryshe nga çfarë kishte thënë pak ditë më parë. “Kam thënë që do t’i jap Andones, presidentit të Vitorulit, një mesfushor qendre, por jo se do t’i jepja Qakën. Andone e ka kuptuar gabim. I kam thënë se do të ishte një mes Filip dhe Qakës. Si mundem t’ia jap Qakën pas lojës që bëri ndaj Vitorulit?! Më pëlqen shumë ai lojtar.” – deklaroi presidenti i Steauas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"