Presidenti i PSG-së në telashe, gjobitet me 18 milionë euro nga gjykata e Egjiptit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 13:39

Presidenti i PSG-së në telashe, gjobitet me 18 milionë euro nga gjykata e Egjiptit

Teksa po mundohet të administrojë situatën  me çështjen “Nejmar”, presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi është gjobitur nga një gjykatë në Egjipt me 18 milionë euro.

PSG

Sipas “Le Parisien”, ai akuzohet se ka thyer ligjin e konkurrencën me rrjetin televiziv “BeinSports” në vendin afrikan.

Kjo gjobë vjen vetëm pak muaj pasi FIFA deklaroi hapjen e hetimeve për presidentin e PSG-së, që akuzohet për korrupsion për të drejtat televizive për Botërorët 2026 dhe 2030.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"