Presidenti i PSG hetohet për korrupsion, prokurorët e akuzojnë për ryshfet tek FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 12:07

Presidenti i PSG hetohet për korrupsion, prokurorët e akuzojnë për ryshfet tek FIFA

Prokuroria federale e Zvicrës ka njoftuar se për presidentin e PSG, Naser Al-Kelaifi, është hapur një çështje kriminale ku ai dyshohet për korrupsion në lidhje me të drejtat e transmetimit të Kupës së Botës.

al kelaifi

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, deklaroi se hetimi lidhet me ryshfete që Al-Kelaifi, njëkohësisht edhe pronar i rrjetit televiziv “BeIN Media Group”, dyshohet t’i ketë dhënë ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Zherome Valke, që të drejtat televizive të Botëroreve 2026 dhe 2030 t’i shkojnë kompanisë së 43-vjeçarit nga Katari, BeIN.

DEKLARATA – “Më 20 mars 2017, Ministria Publike e Konfederatave, nisi një proces penal ndj Al-Khelaifit për korrupsion privat, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh”. Ndërsa Vacke, akuzohet se ka pranuar avantazhe të paligjshme në lidhje me akordimin e së drejtës televizive të Botërorit për disa vende në Kupën e Botës 2018, 2022, 2026 dhe 2030. Al-Khelaifi akuzohet për të drejtën televizive të Botërorëve 2026 dhe 2030″.

zherome valke

Edhe pse në një deklaratë të menjëhershme, “BeIN Media Group” ka hedhur poshtë çdo akuzë, hetimi nga zviceranët vazhdon, duke marrë në pyetje edhe vetë të përfshirin në këtë çështje, ish-sekretarin e FIFA-s, Zherome Valke. Në njoftimin e lëshuar nga autoritet zvicerane, lexohet se, “në bashkëpunim me autoritetet prezente në Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë, janë kryer hetime të brendshme në të njëjtën kohë. Askush nuk është ndaluar dhe për momentin, mbi të akuzuarit ekziston prezumimi i pafajësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"