Presidenti i Peskarës “u thur” lavde të rinjve, ja çfarë thotë për Elhan Kastratin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 20:03

Presidenti i Peskarës “u thur” lavde të rinjve, ja çfarë thotë për Elhan Kastratin

Ka qenë një fillim i mbarë për skuadrën e Peskarës aventura në Seria B. Ekipi ku luajnë Memsuhaj dhe portieri Kastrati ka 4 pikë në dy ndeshjet e para. Një barazim me skuadrën e Kremonezes dhe një fitore me Livornon e kanë vendosur skuadrën në vendin e 3. Ndërkohë pas fitores me Livornon ka folur edhe presidenti i klubit, Daniele Sebastiani teksa thotë:

Daniele-Sebastiani-presidente-del-Pescara

“Ne filluam me këmbën e djathë këtë sezon. Dua të vë theksin te performanca e shkëlqyer e të rinjve që ne kemi në staf, me shumë mundësi më të mirët në Seria B. Shumë pak skuadra kanë lojtarë si Antuonuçi, Kapone, Gravijo dhe Melegoni të cilët dukeshin sikur ishin veteranë në debutim. Kastrati bëri mirë në atë ndeshje. Këto ditë do të marrim edhe një portierë të lirë që do t;i bashkohet atij dhe Fiorilos. Këtë herë nuk dëgjova kore kundër meje nga ultrasit”.

Kastrati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"