Presidenti i Partizanit “hap thesin”, ja premtimi i drejtuesve për pesë fitore në ndeshjet e radhës (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 22:59

Presidenti i Partizanit “hap thesin”, ja premtimi i drejtuesve për pesë fitore në ndeshjet e radhës (E PLOTË)

Premio speciale për “demat”. 50 mijë euro është shuma që presidenti Gaz Demi i ka premtuar ekipit nëse marrin 15 pikë në 5 javët në vijim.

partizani

Partizani i sezonit 2018- 2019 po mundohet të mos kopjojë asgjë nga ajo që ka bërë në 5 edicionet e fundit. Në kuadër të kësaj strategjie të re, të enjten, pas kthimit nga seanca stërvitore në Elbasan, drejtuesit e lartë të klubit, administrata, stafet dhe ekipi kanë darkuar së bashku në një nga restorantet e kryeqytetit.

t. Arsyeja e kësaj darke të shtruar nga klubi nuk ka qenë një e vetme. Sipas njoftimit të klubit mes të tjerash thuhet: “Një mbrëmje e veçantë, në të cilën kanë qenë prezentë edhe presidenti Gazment Demi dhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Me rifillimin e kampionatit, klubi ka rezervuar një mbrëmje ndryshe për ekipin e shoqëruar me momente gazmore dhe batutat e çastit. Qershia mbi tortë e mbrëmjes ishte edhe 20-vjetori i mesfushorit Esat Mala, ku nuk kanë munguar urimet në këtë përvjetor të titullarit të ekipit”. Kjo darkë ka shërbyer më së shumti për të inkurajuar ekipin për të vijuar rrugën e nisur. Mësohet se drejtori Rama i ka kërkuar ekipit të vijojë me përkushtim dhe të japin maksimumin. Ai ka kërkuar që të mos shfaqin asnjë shenjë euforie, pasi nuk kanë arritur asgjë. Bëhet fjalë vetëm për 8 ndeshje nga 36 që ka gjithë kampionati. Drejtuesit u kanë garantuar lojtarëve dhe stafit se nuk do t’u mungojë asgjë dhe mbështetja do të jetë maksimale.

PREMIO

Por, përveç fjalëve mbështetëse, gjatë kësaj mbrëmjeje ka pasur edhe premtime. “Panorama Sport” ka mësuar se presidenti Gaz Demi u ka premtuar një premio speciale lojtarëve nëse në pesë javët e ardhshme ata marrin 5 fitore. 50 mijë euro mësohet se është shuma që presidenti u ka premtuar “demave” për marrjen e 15 pikëve në 5 javët në vijim.

KALENDARI

Referuar ecurisë së fundit të Partizanit, por edhe kalendarit, gjithçka është e mundur që skuadra e Gegës t’ia dalë dhe të bëjë të sajën premion e premtuar nga presidenti. Sa u përket 5 ndeshjeve të radhës, 4 prej tyre të kuqtë i luajnë në shtëpi dhe një në transfertë ndaj Kastriotit, që praktikisht i bie të luhet në fushë neutrale. Fillimisht kanë tri ndeshje brenda, presin Luftëtarin, Skënderbeun dhe Kamzën, pastaj luajnë në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit, që më shumë ngjan si ndeshje brenda nga vetë simpatia që ka ky komunitet për “demat” dhe në fund presin Laçin në “Selman Stërmasi”.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"