Presidenti i Napolit i kthehet tifozëve: Duan blerje, por shkojnë e blejnë fanella false…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 16:02

Presidenti i Napolit i kthehet tifozëve: Duan blerje, por shkojnë e blejnë fanella false…

Presidenti i Napolit, vazhdon të habisë me deklaratat e tij, për shumat e mëdha të shpenzuara në merkato. Në radion “Kiss Kiss Napoli”, De Laurentis nuk ka nguruar të kritikojë as tifozët, të cilët e akuzojnë se nuk investon.

Aurelio-de-Laurentiis

“Tifozët duan të hedh para? Duan akoma përforcime? Siç më kontestojnë ata mua, edhe unë i kontestoj ata. Disa prej blejnë fanella false 5 euro, dhe nuk denjojnë të investojnë 60 euro për një bluzë origjinale të Napolit. Merkato? Ajo është e çmendur. Nëse Beloti ka bërë 10 gola në kampionat sezonin e kaluar dhe bvlen 70 milionë euro, më vjen mirë, sepse Inglese që morëm ne do të thotë që do shitet 80 milionë euro” – deklaroi De Laurentis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"