Presidenti i Napolit flet për të gjitha: Sarri po më çmontonte ekipin, ja e vërteta me Benzemanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 17:13

Presidenti i Napolit flet për të gjitha: Sarri po më çmontonte ekipin, ja e vërteta me Benzemanë

Në një intervistë për Sky Sport, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka folur për të gjithë, në vigjilje të sezonit të ri. Shumë karizmatik, De Laurentis komenton çështjen Sarri tek Napoli, apo edhe polemikat e fundit që ka krijuar me komentet për moshën e disa lojtarëve, të cilët ai i quan të vjetër.

de-laurentiis-475x315

Benzema i zemëruar pse e quajti të moshuar – Benzema nuk është i vetëdijshëm për ironinë tonë në radio. Më vjen keq që u zemërua, por në asnjë mënyrë nuk kam dashur të shfaq mungesë respekti. Ndoshta do e merrja disa vite më parë, por tani ai nuk bën për ne. As Di Maria nuk është në objektivat tanë.

Kavani – Nuk po mundohem ta marr në ekip, fjalët që kanë dalë nuk janë të vërteta. Nëse dua të blej një lojtar, do shkoj të merrem vetë me negociatat.

Sulmues i ri në ekip – Ne kemi në ekip Milik që shënon sa herë që luan, por nuk ka pasur shumë fat me dëmtimet. Mertens gjithashtu ka shënuar shumë gola. Verdi mund të luajë në shumë pozicione në sulm. Gjithashtu, edhe Ingleze ka shënuar shumë te Kievo. Në fund, e vendos Ançeloti se kë mund të mbajmë apo jo në sulm

Sarri – Sarri u shpreh se kemi gabuar të dy, edhe unë edhe ai. Nuk më pëlqeu diçka e tillë, pasi unë nuk besoj të kem gabuar. Unë mund ta ndaloja të mos ikte nga drejtimi i skuadrës, pasi ishte nën kontratë. Edhe lojtarët kanë dhënë gjithçka pa bërë shumë fjalë, edhe kur i ka përdhunuar në stërvitjet e tij të shkëlqyera. Pastaj, akoma më keq, ai donte të më çmontonte ekipin, për t’i marrë me vete lojtarët në Angli. Në fund mori vetëm Zhorzhinjon, sepse ishte zgjedhje e Ançelotit që të mbante në ekip Diavaranë dhe të çonte Hamshik para mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"