Presidenti i Monakos harron Mbapen, fiton 400 milionë dollarë nga shitja e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 23:04

Presidenti i Monakos harron Mbapen, fiton 400 milionë dollarë nga shitja e radhës

Presidenti i ekipit të Monakos, Dimitri Ribolovlev, duket se ka një nuhatje të paparë për biznes. Rusi ka fituar plot 400 milionë dollarë nga shitja e pikturës “Salvator Mundi” të Leonardo Da Vinçit.

presidenti monakos

Miliarderi rus ka shpenzuar rreth 155 milionë euro, që prej vitit 2013 që ka zbarkuar në principatë, dhe ka krijuar yje nga ekipi francez. Pas shitjes së majme të kësaj vere, të Mbapes tek PSG, për shifrën e 180 milionë eurove, ai arkëton një tjetër shumë marramendëse, prej pikturës të cilën e kishte blerë në 2013 për 127.5 milionë dollarë, dhe tashmë e ka shitur për 400 milionë dollarë.

1_1510864258-56013

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"