Presidenti i Milanit, Skaroni: Më mirë Champions se titull, ja kush është futbollisti im i preferuar në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 11:23

Presidenti i Milanit, Skaroni: Më mirë Champions se titull, ja kush është futbollisti im i preferuar në skuadër

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, ka folur për “Gazzeta dello Sport” ku ka shpalosur idetë e tij për ecurinë e Milanit. Ai gjithashtu është shprehur edhe për merkaton e kuqzinjve, duke përmendur Ibrahimoviçin.

Scaroni

Modeli që duhet ndjekur

“Sigurisht, është modeli i Juventusit. Jo rastësisht do doja një stadium të ri bashkë me Interin, për të përgjysmuar investimet dhe kostot e mirëmbajtjes duke dyfyshuar vlerën e sponsorave”

Liga e Kampionëve

“Liga e Kampionëve është fiksimi im. Preferoj më mirë që Milan të kualifikohet 3 herë radhazi në Champions, sesa titullin e Seria A”.

Humbja ndaj Juventusit

“Pash karakter dhe dëshirë te skuadra, ndaj nuk u zhgënjeva, megjithëse kishim edhe mungesa. Trajnerët vlerësohen nga rezultatet. Milani po ecën më mirë se vjet dhe Gatuzo ka bërë më mirë se parardhësi i tij, ndaj nuk ka një temë për të diskutuar këtu. Mos të harrojmë që Betisi i shënoi Barcelonës 4 herë. Nuk e kam numrin e telefonit të Kontes dhe nuk kam dëgjuar asgjë rreth tij.”

Higuain

“ Është tepër nervoz, tashmë është 30 vjeç dhe duhet të përmbahet. Megjithatë ai nuk ofendoi askënd, ndaj e kemi apeluar pezullimin. Ministri Salvini dha një opinon të fortë, por vetëm si një tifoz”.

Merkato

“Nuk është e pamundur që Ibrahimoviç mos të rikthehet. Është lojtar fantastik, kombinon në mënyrë perfekte shtatlartësinë dhe shkathtësinë. Por, po iu them se merkato nuk e bëj unë. Futbollisti im më i preferuar në skuadër është Suso.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"