Presidenti i Milani kundërshton planin për rinisjen e futbollit në Itali: Kupa nuk mund të hapë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 11:46

Presidenti i Milani kundërshton planin për rinisjen e futbollit në Itali: Kupa nuk mund të hapë sezonin

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, ka kundërshtuar planet për të rifilluar edicionin e futbollit italian me ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kupës që duhet të luhen brenda 96 orëve.skaron

Edicioni është pezulluar më 9 mars për shkak të Koronavirusit, por ministri i Sportit, Vinçenco Spadafora, ka konfirmuar të enjten se Seria A mund të rifillojë më 20 qershor duke sugjeruar që Kupa e Italisë të kompletohet paraprakisht, me ndeshjet e dyta gjysmëfinale më 13 qershor dhe me finalen tri ditë më vonë.

Në gjysmëfinale takohen Napoli me Interin dhe Juventusi me Milanin, por kjo ide gjen kundër Skaronin që ka deklaruar: “E kuptoj vlerën e ofrimit për tifozët të ndeshjeve kualitative, muaj të tërë pas bllokimit, por nga aspekti sportiv, e shoh të diskutueshme që të japim një trofe shumë të rëndësishëm si Kupa e Italisë me dy ndeshje brenda tri ditëve, pas pushimit prej më shumë se tre muajve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"