Presidenti i Lushnjes firmos 24 kontrata, verdhjeshilët gati për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 9:35

Presidenti i Lushnjes firmos 24 kontrata, verdhjeshilët gati për sezonin e ri

Klubi lushnjar ka hedhur hapin e radhës për sa i përket sezonit të ri. Pasi janë paguar detyrimet ndaj FSHF-së, kryebashkiaku Fatos Tushe, njëherësh presidenti i klubit, ka firmosur 24 kontratat e futbollistëve që pritet të jenë pjesë e Lushnjës për sezonin e ri. Ndërkaq, verdhejeshilët vijojnë normalisht me përgatitjet e tyre në stadiumin “Roza Haxhiu”.
erzeni lushnja
Me grupin është bashkuar edhe sulmuesi Orges Xeka, i cili ka pasur probleme me kaviljen, kurse mesfushorët Ergys Alushi, Geraldo Hysi dhe braziliani Luis da Silva janë stërvitur në mënyrë të diferencuar, në praninë e mjekut. Tashmë lushnjarët e kanë afruar orarin stërvitur në 16:30. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori Alemao Zdrava shprehet: “Jemi duke u përgatitur dhe presim fillimin e sezonit. Kemi punuar shumë dhe mbështetur te puna e bërë, kemi besim se do të bëjmë një kampionat të mirë. Do të japim më të mirën tonë që Lushnja të realizojë objektivat e sezonit”. Zdrava u kthye te Lushnja pas një sezoni midis Shkumbinit dhe Turbinës.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"