Presidenti i Luftëtarit “hap thesin”, premio për ekipin pas fitoreve me Flamurtarin dhe Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2018 | 9:45

Presidenti i Luftëtarit “hap thesin”, premio për ekipin pas fitoreve me Flamurtarin dhe Kamzën

Luftëtari i trajnerit Hasan Lika pas 23 javëve të luajtura, me fitoren minimale 1-0 ndaj Kamzës, konfirmohet padyshim si skuadra më e suksesshme e Superiores. Vendi i katërt për Luftëtarin, kurrsesi nuk mund të konsiderohet një arritje spontane.

Luftetari555

Falë investimeve të presidentit Grigor Tavo, mbështetjes së kryetares së bashkisë, Zamira Rami, punës së stafit teknik, djersës së futbollistëve, nuk mund të nënkuptohen arritjet e deritanishme.

Por, ai që ka pjesën e “luanit”, përtej skeptikëve, është presidenti Grigor Tavo, i cili nuk vonon të shpërblejë të tijtë me 10 mijë euro. Vangjel Çavo, drejtori teknik i Luftëtarit, konfirmon shpërblimin e gjirokastritëve në shumën e 10 mijë eurove.

vangjel-cavo-vasil-shkurtaj-470x313

“5 mijë euro për fitoren ndaj Flamurtarit dhe 5 mijë euro për fitoren me Kamzën është shuma që do të përfitojë ekipi. Kjo është premio për dy fitoret e fundit të bluzinjve”. Kështu u shpreh drejtori teknik, Vangjel Çavo, për “Panorama Sport”.

I pyetur për dëmtimet e futbollistëve, Xhekson dhe Rrapo në ndeshjen e fundit me Kamzën, Çavo u përgjigj: “Futbollistët e dëmtuar me Kamzën janë të rëndë- sishëm. Mbetemi në pritje të riaftësimit të tyre. Gjithsesi, kemi një grup lojtarësh cilë- sorë të predispozuar për të dhënë maksimumin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"