Presidenti i Luftëtarit: Arbitrat na kanë dëmtuar, kampionatin e bojkotojmë nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 12:22

Presidenti i Luftëtarit: Arbitrat na kanë dëmtuar, kampionatin e bojkotojmë nëse…

Presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, foli ditën e sotme në mikrofonin e “Supersport”, për gjendjen e ekipit të tij.

bekim halilaj

Halilaj u shpreh se veç parave të investuara për licencimin e klubit, ata duhet të investojnë edhe në lojtarë, pasi edhe mosha e ekipit është shumë e re. Ai gjithashtu shprehu rezervat e tij për gjykimin, e deklaroi se nëse nuk gjen drejtësi në garë, mund të vijë edhe një bojkotim i kampionatit nga gjirokastritët.

Vendosët të bëheshit president i Luftëtarit. Pse?

Kam qenë donator edhe më parë. Duke qenë nga kjo krahinë dhe dashamirës i futbollit, vendosa të investoj. Luftëtari ia vlente të mos e lija në rrugë, ashtu si ndodhi problemi.

Keni paguar 500 mijë euro që ekipi të lincencohej. A ia ka vlejtur ky investim?

Ndoshta ka qenë edhe më i madh borxhi se sa kaq. I kemi marrë përsipër të shlyejmë detyrimet. Nuk mjafton vetëm investimi për licencimet. Duhet të investojmë edhe te lojtarët. Kemi një ekip të ri, mosha mesatare është 21.7 vjeç. Shumë ekip i ri. Problemi jonë është se na kanë dëmtuar gjykimet. Me apo pa dashje, nuk duam t’i paragjykojmë. Kemi gjetur një mbështetje nga mediat. Na është dhënë e drejta për ato raste që kemi kërkuar.

Mendoni se pozicioni ku ndodheni, ka të bëjë vetëm me arbitrimin, apo prisni më shumë nga skuadra?

E nisëm keq vetë në fillim. Lënia e 5 pikëve të mundshme nga arbitrat, ka ndikuar. Kemi edhe ne fajet tona, të korrigjohemi gjatë rrugës. Edhe ne, edhe arbitrimi të jetë sa më i drejtë.

Pas vendimeve të gjyqtarëve, u duk edhe një reagim nga klubi ndoshta për një bojkot ta kampionatit. Sa real ka qenë?

Ne i kuptojmë edhe emocionet për ndonjë vendim në momentet e para. Por, e kemi parë me seriozitet braktisjen nga kampionati, nëse nuk do të gjejmë drejtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"