Presidenti i Luftëtarit, apel para ndeshjes me vlonjatët: E dimë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 22:30

Presidenti i Luftëtarit, apel para ndeshjes me vlonjatët: E dimë që…

Në prag të ndeshjes, presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, nëpërmjet një deklarate tregon se pavarësisht se skuadra është larg pritshmërive për sa i përket rezultateve, drejtuesit janë besimplotë se kjo fazë do të kalojë shpejt dhe do të kthehet në ëndërr të largët.

Grigor Tavo tribune

DEKLARTA:

Luftetari, skuadra jone e zemres, eshte ne prag te takimit shume te rendesishem perballe Flamurtarit. E dime te gjithe qe skuadra ka qene larg pritshmerive per sa i perket rezultateve, por nga ana tjeter, jemi besimplote se kjo faze do te kaloje shume shpejt dhe do te kthehet ne nje enderr te larget. Kjo ecuri erdhi per faktin se disa prej lojtareve kyc si Abazaj, Bregu apo ndonje tjeter u larguan, dhe te tjere si Rroca apo Jakovlevic vuajne demtime te gjata dhe nuk jane prane skuadres. Skuadra e formatuar rishtazi kerkon kohe te pershtatet dhe te vendoset sic duhet ne fushe.

Gjithsesi, klubi eshte ne nje situate te qendrueshme, si nga ana organizative ashtu edhe ajo financiare, dhe kjo do te jete nje nga armet kryesore per te marre rezultatet qe duam. Cdokush ne klub po punon me perkushtim dhe frytet do te jene te prekshme per kedo.

Filozofia e Luftetarit, ndryshe nga ajo e viteve te kaluara, eshte bazuar ne besimin ndaj futbollisteve te rinj, dhe plani afatgjate i klubit konsiston pikerisht ne evidentimin dhe promovimin e talenteve premtuese. Ne kete kuader u afruan prane skuadres trajnere me pervoje nderkombetare ne punen e elemntet e rinj. Ne jemi te vetedijshem se kjo eshte nje pune e madhe, por e pare ne planin afatgjate, kjo do te sjelle rezultate si ne pozicionimin ne tabelen e klasifikimit, ashtu edhe ne evidentimin dhe prodhimin e lojtareve te rinj per ekipin.

Per kete arsye ne investuam ne qendren e re stervitore ne Dervician, pasi jemi te ndergjegjshem se pa kushte te mira stervitje, eshte shume e veshtire te promovosh lojtare te rinj dhe te luash nje futboll te bukur.

Sic e theksova, jemi ne fillimin e nje projekti afatgjate dhe kjo kerkon kohen e saj, por nga ana tjeter ne do te japim maksimumin per te marre rezultate sa me te larta ne kampionat ne menyre qe te gjithe te duartrokasin luftetarin qe te gjithe deshirojme. Me respekt: Grigor Tavo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"