Presidenti i Luftëtarit, apel futbollistëve: Laçi i fortë, por besoj te triumfi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 19:34

Presidenti i Luftëtarit, apel futbollistëve: Laçi i fortë, por besoj te triumfi

Të prirë për të hedhur pas krahëve rezultatet negative, 0- 3 dhe 1-0, me Laçin në kuadër të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, gjirokastritët vijojnë përgatitjet në “Fushën e Vjetër”, ku përballë do të kenë të njëjtin kundërshtar. Për ironi të fatit, java e 20-të rezervon për Luftëtarin një tjetër transfertë të vështirë, pas asaj me Teutën, ku të dielën do të jenë në Laç.

Grigor Tavo tribune

Një skuadër që meriton respekt dhe vlerësim maksimal për ecurinë pozitive në dy dekadat e fundit. Ky është dhe opinioni i presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo, i cili me “këmbë në tokë” e për më shumë, i kujdesshëm në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, do të shprehej: “Laçi është një ndër ekipet më të mira të Kategorisë Superiore dhe, si i tillë, është vlerë- suar nga ana jonë dhe stafi teknik. Nëse do të dalim me pikë të plota nga ndeshja e nesërme në Laç, atëherë do të jemi më të qetë për të përmbushur objektivin tonë fillestar, qëndrimi në Kategorinë Superiore”.

Diferencat në klasifikim mes ekipeve, që lundrojnë në zonën “e ftohtë” dhe akomodimit mes më të mirave, për presidentin gjirokastrit janë të pakonsiderueshme, ndaj Luftëtari do të synojë fitoren si “trampolinë” për të kapur Europën. “Si çdo ndeshje, edhe e nesërmja me Laçin ka një objektiv, fitoren. Me përgjegjshmërinë e padiskutueshme të stafit teknik, përkushtimin e të gjithë futbollistëve, qëndrimin më shumë se korrekt nga ana torja në Laç”, përfundoi Grigor Tavo për “Panorama Sport”. Gjirokastritët vijojnë përgatitjet për këtë transfertë me grup thuajse të plotë, mungesë e vetme do të jetë mbrojtësi Lejdi Liçaj, i skualifikuar nga kartonët e verdhë.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"