Presidenti i klubit turk jep lajmin: Futbollisti i Kosovës kryen nesër testet mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:49

Presidenti i klubit turk jep lajmin: Futbollisti i Kosovës kryen nesër testet mjekësore

Futbollisti i Kosovës Idriz Voca është pranë kalimit te skuadra e kategorisë së dytë në Turqi Ankaraguçu.
Untitled
Vetë presidenti i klubit turk Fatih Mert bëri me dije në rrjetet sociale se lojtari i Luzernit në Zvicër do të kryejë nesër kontrollet mjekësore në ambjentet e klubit në Ankara.

Kujtojmë që në Turqi do të luajnë shumë lojtarë shqiptarë, si: Sokol Cikalleshi, Kristal Abazaj, Edon Hasani, Eduart Rroca, Gentian Selmani, David Domgjoni.

“Të dashur tifozë, transferimi ynë i ardhshëm është Idriz Voca. Ai luan për Kosovën dhe Luzernin. Firmosim nesër pas vizitave mjekësore”, shkruan presidenti i Ankaragoçusë Fetih Mert.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"