Presidenti i klubit në Kosovë siguron 1 mijë tamponë, premton se do të sjellë më tepër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 20:35

Presidenti i klubit në Kosovë siguron 1 mijë tamponë, premton se do të sjellë më tepër

Presidenti i klubit të Prishtinës Remzi Ejupi i dorëzoi sot Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë 1 mijë tamponë për të kryer testimet e koronavirusit.
remzi-ejupi
Për “RTK” Ejupi deklaroi se pret të dërgohen dhe 10 mijë tamponë të tjerë, ndërsa shpreson që numri total të shkojë në 20 mijë. Me këto tamponë do të testohen klubet e futbollit në Kosovë dhe shumë qytetarë.

“Kemi arritur të futemi në radhë dhe të sigurojmë dhjetëmijëshin e parë të tamponëve. Shpresoj se shumë shpejt do ta rrisim numrin dhe kështu Kosovës nuk do t’i mungojnë testet për Covid-19”, u shpreh biznesmeni i njohur Ejupi, i cili kishte deklaruar kohë më parë se do të garantonte furnizimin e tamponëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"