Presidenti i Formula 1 jep përgjigjen përfundimtare, ja vendimi i marrë për Çmimin e Madh të Rusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2022 | 15:44

Presidenti i Formula 1 jep përgjigjen përfundimtare, ja vendimi i marrë për Çmimin e Madh të Rusisë

Presidenti dhe drejtori i Formula 1, Stefano Domeniçali, ka folur në një intervistë për “Bild”, se Formula 1 nuk do të rikthehet më kurrë në Rusi.

formula 1 rusia

“Ne nuk do të bëjmë asnjë negociatë me ta. Në Rusi nuk do të zhvillohet më asnjë garë”, ishin fjalët e 57-vjeçarit italian.

Gjithashtu është përgjigjur dhe drejtori i Çmimit të Madh të Rusisë, Aleksej Titov, i cili në një prononcim për “TASS” ka thënë se ky ishte një veprim politik që nuk ka fare lidhje me sportin.

“Situata aktuale në sport është ekstremisht e lidhur me politikën. Duke e parë kështu ne duhet të pranojmë fjalët e thëna nga Domeniçali. Në çdo fjalë të tij kishte një lidhje me politikën dhe që s’kishte të bënte aspak me shpirtin e vërtetë të sportit”, u shpreh Titov.

Çmimi i Madh i Rusisë ka qenë prezent që nga viti 2014, e cila zhvillohej në Soçi, me një rekord të mbajtur nga Mercedez që kishte 100% fitore. Në 2022 do të ishte gara e fundit e Soçit, pasi Çmimi i Madh i Rusisë do të transferohej në Shën Petërsburg, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhi kurrë pas deklaratës së presidentit dhe drejtorit të Formula 1, i cili e akuzon Rusinë për luftën e krijuar në Ukrainë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"