Presidenti i FIFA-s pranon ftesën e Dukës, vizitë zyrtare në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 19:12

Presidenti i FIFA-s pranon ftesën e Dukës, vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Lajmë bëhet i ditur nga vetë FSHF, teksa gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s në Bratislavë, kreu i FIFA-s ka pranuar me kënaqësi ftesën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

duka-dhe-infantino

Forcimi i partneritetit dhe vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë me FIFA-m dhe UEFA-n kanë qenë qendër e bisedës së sotme. Ndërkaq, pas mesazhit zyrtar, presidenti i FIFA përcolli urimet te presidenti Duka për rizgjedhjen, por edhe për një proces zgjedhor me standarte dhe të vlerësuar maksimalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"