Presidenti i FIFA-s: Na duhet VAR-i në Botëror, arbitrat mund të gabojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 14:15

Presidenti i FIFA-s: Na duhet VAR-i në Botëror, arbitrat mund të gabojnë

Kreu i qeverisë së futbollit, Xhani Infantino, në një deklaratë të bërë fill pas golit fantazmë të Panamasë, që shkaktoi shumë polemika, foli për nevojën që VAR-i të jetë pjesë e Kupës së Botës.

infantino

“Kur një ndeshje kaq e rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës, vendoset nga një gabim i arbitrit, gjë që mund të ndodhë sepse edhe ata njerëz janë, mendoj se ka ardhur koha që teknologjia të futet edhe në Botërorin e Rusisë”, – u shpreh presidenti Infantino.

“Kur e gjithë bota e pa brenda pak sekondash atë që ndodhi, por vetëm arbitri jo, sepse nuk ka mundësi të shohë ritransmetimin, kam mendimin se duhet të fusim edhe VAR-in në punë. Ne jemi gati që ta përdorim në Rusi, por ende nuk kemi marrë asnjë vendim”, – deklaroi numri një i FIFA-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"