Presidenti i FIA-s, Jean Todt vjen në Tiranë, zbulohet arsyeja e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 20:29

Presidenti i FIA-s, Jean Todt vjen në Tiranë, zbulohet arsyeja e veçantë

Automobile Club Albania do ti bëjë një mbyllje dinjitoze këtij viti. Pas pjesëmarrjes për herë të parë të Shqipërisë në një Kampionat Botëror motorsporti siç është FIA MotorsportGames që u zhvillua në fillim të Nëntorit në Romë, Klubi i Automobilit të Shqipërisë hedh një tjetër hap të rëndësishëm dhe historik në motorsport.    

xcALquwWrhBoOmA-800x450-noPad

Për herë të parë do të organizohet në Tiranë “FIA Sport RegionalCongress 2019”. Eventi ndërkombëtar do të zhvillohet në 12-14 Dhjetor në kryeqytet. Auto Club Albania që është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, do të mirëpresë Kongresin Vjetor për sa i përket Zonës së Evropës Qendrore (CEZ).

Me rastin e këtij eventi të rëndësishëm, do të vijë në Shqipëri presidenti i FIA-s, z.JeanTodt, i cili është njëkohësisht edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore. Kujtojmë që Todt ka qenë në vendin tonë edhe në 2012-ën me ftesë të Auto Club Albania.

jean-todt-michelle-yeoh

Ditën e parë të Kongresit më 12 Dhjetor do të zhvillohet CEZ BoardMeeting, një takim me dyer të mbyllura mes presidentëve të klubeve anëtare të Central European Zone (CEZ FIA). Në këtë takim miratohet lista e fituesve të kampionateve gjatë 2019 në 12 disiplina. Një ditë më pas do të zhvillohet FIA Sport RegionalCongress ku fjalën e hapjes do ta mbajë Presidenti i FIA-s, z.JeanTodt. Gjatë kësaj dite do të ketdiskutime lidhur me zhvillimet më të fundit në motorsport, takime pune dhe ndarje eksperiencash. Gjithashtu, siguria në motorsport është një tjetër pikë shumë e rëndësishme që do të diskutohet.

Gjithçka do të kulmojë në datën 14 Dhjetor ku do të zhvillohet “FIA CEZ Prize GivingCeremony 2019” dhe “Gala Dinner” duke nisur nga ora 19:00 në “MAK Albania Hotel”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve është eventi më i rëndësishëm i motorsportit që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri deri tani.

1479560-3x2-940x627

Do të shpërndahen çmime për rreth 200 pilotë që kanë garuar gjatë këtij viti në 12 disiplinat e kampionateve të vlefshme për zonën sportive të njohur dhe miratuar nga FIA, Central European Zone (CEZ FIA).  Autocross, Circuit, CircuitEndurance, CrossCountry, Drifting, Rally, Karting, HillClimb, HistoricHillClimb, HistoricRally, Slalom dhe Rallycross janë disiplinat sportive. Gjithashtu, do të ketëçmime speciale edhe për femrat, talentin e vitit dhe trofeu i kombeve. Një mbrëmje Gala për herë të parë në Shqipëri, ndërsa do të jetë i pranishëm dhe do të shpërndajë çmime edhe presidenti i FIA-s, JeanTodt. Një event shumë i rëndësishëm vjetor për motorsportin, ndërsa këtë vit do të ketë fatinqë ta mirëpresë Shqipëria.

fia

Auto Club Albania vazhdon misionin e saj për të zhvilluar sa më shumë motorsportin në Shqipëri duke u krijuar mundësinë të gjithë të pasionuarve që të marrin pjesë në gara në disiplina të ndryshme. Një vit që mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme me ceremoninë që do të zhvillohet në 14 Dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"