Presidenti i Federatës: Spanja jashtë Botërorit? Përgjegjësia është vetëm e shtetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2017 | 17:56

Presidenti i Federatës: Spanja jashtë Botërorit? Përgjegjësia është vetëm e shtetit

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, i pezulluar nga detyra pas arrestimit gjatë kësaj vere, thotë se kërcënimet e FIFA-s për një përjashtim të mundshëm të Spanjës nga Botërori i Rusisë janë serioze, dhe duhen marrë parasysh.

spanja boterori

Ai deklaroi se situata është e rëndë dhe serioze, pasi Këshilli i Shtetit kërkon të anulojë zgjedhjet në Federatë. “Këshilli i Shtetit pretendon se Federata nuk po respekton ligjet dhe kërkon të anulojë zgjedhjet, por kjo është e papranueshme dhe e pabazuar në ligj. Nëse FIFA vendos të përjashtojë Spanjën nga botërori, atëherë përgjegjësia bie e gjitha mbi shtetin. Mund të them se situate është mjaft e rëndë”, u shpreh Vijar.

Vijar FIFA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"