Presidenti i Federatës shpërthen: E turpshme çfarë i bënë Izmirit, na hëngrën hakun!

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 9, 2018 | 16:49

Presidenti i Federatës shpërthen: E turpshme çfarë i bënë Izmirit, na hëngrën hakun!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, i cili është edhe trajneri i atletit Izmir Smajlaj, shpërthen në kontestime ndaj organizatorëve të garës, pasi sipas tij organizimi ishte shumë i dobët, dhe atleti jonë u dëmtua rëndë në këtë garë dhe kërcimet ishin shumë më të larta se llogaritja që u bë nga juria.

smajlaj

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Ruli shumë i revoltuar deklaroi: “Protestojmë për turpin dhe skandalin që ka ndodhur sot (dje) në garën e kërcimit së gjati, ku Izmirit i është hequr e drejta e medaljes, pasi do të ishte konkurrenti i parë për të marrë medaljen e arit, ndërkohë që ia shkatërruan të gjithë garën. Gjithçka nisi që në fillim me valixhet, të cilat na mbetën tri ditë në aeroport, dhe më pas gjatë të gjithë organizimit ku Izmiri është sulmuar si të pengohet në mënyrë që të mos fitojë medalje.

Në kërcimin e parë dhanë faull dhe jemi dakord me këtë vendim. Në kërcimin e dytë e vlerësuan më pak, ndërkohë që në kërcimin e tretë ndodhi sërish diçka e turpshme, pasi Smajlaj kërceu mbi 8 metra dhe ne kemi të gjitha videot që e dëshmojnë këtë gjë. Ata donin ta skualifikonin në mënyrë që të fusnin atletët e Polonisë, Suedisë dhe Francës. Pasi bëmë protesta, nga 8 garues e futën edhe Izmirin duke e bërë atletin e 9-të. Por, duhet të kërcente i pari. Izmirin e vlerësuan me rezultatin 7.99 metra, ndërkohë që ne e pamë të gjithë që kërcimi ishte më i lartë. Ky është një turp i madh edhe për faktin se pas protestës tonë, gara nuk u transmetua më “live”. Ne tashmë dërguam edhe ankesën tonë me shkrim për këtë padrejtësi që na u bë.

Izmiri ishte në një ditë të shkëlqyer dhe rezultati ishte fantastik, pasi theu edhe rekordin kombëtar, por mund të them se rezultatet e garës së sotme (djeshme) nuk janë aspak reale. Pra Izmirin do ta konsideroj një hero të vërtetë, sepse të marrësh një goditje të tillë para 60 mijë shikuesve dhe të dhurosh këtë lloj performance, është diçka e jashtëzakonshme”, përfundoi tepër i indinjuar presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës.

ARTIN LLESHAJ






www.minuta90.com