Presidenti i Federatës franceze plas “bombën” për Mbapenë: Ishte i nxehur, nuk donte më që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 14:36

Presidenti i Federatës franceze plas “bombën” për Mbapenë: Ishte i nxehur, nuk donte më që të…

E ardhmja e Kilië Mbapesë ka qenë e paqartë deri në momentin kur erdhi rinovimi i kontratës së tij me PSG-në. Gjatë një interviste me “JDD”, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Graë ka zbuluar një prapaskenë me yllin e PSG-së duke lëshuar bombën se nuk donte më të luante në Francë dhe me kombëtaren pas eliminimit ndaj Zvicrës në Kampionatin Europian pas penalltisë së humbur:

Noel-Le-Graet-79-ans-reelu-president-de-la-Federation-francaise-de-football

“Kisha pritur në zyrë Mbapenë pas Kampionatit Europian, teksa ai tha se Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së humbur dhe kritikave për golat.

U takuam për pesë minuta. Ai ishte i nxehur dhe i zemëruar, nuk donte të luante më në Francë dhe me kombëtaren.

Ju e dini se si funksionon, ai është një fitues, ai ishte shumë i frustruar, si të gjithë ne, me eliminimin. Ai është një djalë i mrekullueshëm, më shumë se një grup lojtarësh.”, përfundoi Noel Lë Graë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"