Presidenti i Empolit, për Bajramin: Të flasësh tani për të rinjtë tanë u bën dëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 18:51

Presidenti i Empolit, për Bajramin: Të flasësh tani për të rinjtë tanë u bën dëm

Shumëkush u habit në ndeshjen e djeshme të fituar nga Empoli ndaj Kaljarit për faktin se si Nedim Bajrami, i trumbetuar si ylli i ri i skuadrës, e nisi takimin nga stoli për t’u aktivizuar vetëm në minutat e fundit. Futbollisti nuk kishte shfaqur probleme fizike ndaj për këtë vendim të trajnerit Andreacoli u ngritën shumë pikëpyetje.

bajrami

Me sa duket, në klub mendojnë se zërat e shumtë rreth Bajramit apo të tjerëve si ai, të lavdëruar në media, kanë ndikuar në paraqitjet e tyre në fushë, siç u pa në ndeshjen kundër Sampdorias në fundjavën e kaluar ku skuadra pësoi kolaps total. Kjo kuptohet qartësisht nga fjalët e presidentit të Empolit, Fabricio Korsi, i cili ka shpjeguar se tashmë duhet të evitohet që të flitet për lojtarë të rinj që kanë talent.

“Bajrami është një lojtar i talentuar që duhet të kompletohet ende, dje hyri në fushë pak minuta para fundit. Tani të flasësh për lojtarët tanë të rinj u bën keq, unë me raste e pësoj. Kemi një skuadër të re, kemi shumë besim te trajneri që mund të përmirësojë lojtarët tanë nga pikëpamja individuale”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"