Presidenti i Bylisit ultimatum FSHF-së: Nëse deri ditën e enjte nuk merren masa ndaj arbitrave, atëherë ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 23:48

Presidenti i Bylisit ultimatum FSHF-së: Nëse deri ditën e enjte nuk merren masa ndaj arbitrave, atëherë ne…

Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj kërcënoi se nëse FSHF-ja nuk merr masa ndaj gjyqtarëve të sfidave Tirana-Bylis 2-1 dhe Teuta-Bylis 1-0 deri ditën e enjte kur mblidhet Komisioni i Disiplinës, atëherë Bylisi do të tërhiqet nga kampionati.

besnik kapllanaj

Në një lidhje direktet me “Sport Neës Plus”, Kapllanaj pranoi se nga vendimet e gabuara apo tendencioze të arbitrave në dëm të Bylisit, skuadrës ballshiote i janë hequr 13 pikë.

“Ai arbitri i ndeshjes me Teutës harron që ai paguhet nga presidentët e klubeve dhe duhet të mbajë ndeshjen ashtu siç. Ka qenë një arbitër tendencioz, ka bërë çfarë kadashur. Po të doni, ndiqni ndeshjen me Teutën. Nga minuta parë deri në fund, I shikoni të gjitha momentet si ka arbitruar.

Nuk kam mbajtur qëndrim 1,2 apo 3 javë, sepse i kemi konsideruar thjesht si gabime . Janë plot ndeshje, ka filluar që me Partizanin në Ballsh duke mos dhënë dy penallti. Edhe kundër Laçit nuk na kanë dhënë penallti, edhe me Skënderbeun që kemi fituar, s’na kanë dhënë penallti.

Të gjitha fitoret tona janë të pastra dhe të pakontestura. Të gjitha hmbjet janë të kontestuara. Sot do të kishim 13 pikë më shumë

Nëse deri ditën enjte nuk merret vendim kundër këtyre arbitrave, atëherë le të vazhdojë kampionati me 9 ekipe. Ne investojmë 100 %, janë lekët e familjes sonë. Nuk mund të tallen Laver Alla me të tjerë”, përfundoi presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"