“Presidenti i Bylisit shkatërroi gjithçka kur do kaloja te Pas Janina”, Ardit Hoxhaj: Ja çfarë na mban te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 16:26

“Presidenti i Bylisit shkatërroi gjithçka kur do kaloja te Pas Janina”, Ardit Hoxhaj: Ja çfarë na mban te Flamurtari

Ardit Hoxhaj ka thënë se do pranonte të luante me Flamurtarin edhe në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, por vetëm nëse ka një projekt serioz dhe jo si tani me probleme.Hoxhaj66

Sulmuesi ka thënë se fryma e grupit e ka mbajtur këtë skuadër deri tani, pasi në të kundërt do të ishin shpërbërë. Gjithashtu ai u shpreh se pengu i vetëm është që nuk kaloi te Pas Janina në Greqi, kur ishte arritur marrëveshja dhe presidenti i Bylisit shkatërroi gjithçka.

‘Kemi 3 ditë që e kemi nisur stërvitjen dhe mezi e kemi pritur. Nuk do ishte mirë të pezullohej përfundimisht kampionati, pasi do bëhej një kohë shumë ë gjatë pa luajtur. Jemi munduar të stërvitemi në kushtet që ishim.

Dështimi për të kaluar te Pas Janina? Pengu im tani është që nuk kalova atje. Vajta atje nisa stërvitjen dhe po përgatiteshim për kupat e Europës. Marrëveshja ishte arritur për 30 mijë euro. Trajneri atje më pëlqeu shumë dhe dha miratimin për të më mbajtur. Në atë kohë presidenti i Bylisit ndryshoi mendoje dhe rriti pretendimet e tij dhe dështoi gjithçka.

Për çfarë luan Flamurtari? E para është që të respektojmë këtë fanellë. Nga bisedat që kemi pasur, kemi thënë që duhet të tregojmë vlerat tona pasi merkato hapet shumë shpejt. E mira është t’i rrisim vlerat vetes dhe të jemi të kërkuar në merkato.hoxhaj mocka

Te Flamurtari na mban fryma e grupit, nëse nuk do ishte kjo do ishim shpërbërë si ekip.

Sapo të përfundojmë kampionatin do flas me drejtuesit për të diskutuar të ardhmen. Do qëndroja edhe nëse biem nga Kategoria por ka një projekt shumë të mirë. Nëse vazhdohet kështu atëherë nuk e di çfarë mund të ndodhë.

Në një bisedë që kam pasur me Lilën dhe i kam thënë që jam 25 vjeç, më tha se në këtë moshë ai u largua nga Shqipëria dhe kam kohë përpara për tu rritur dhe të bëj hapin e madh në karrierë.”, u shpreh Hoxhaj për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"