Presidenti i Bylisit: Lushnja e meritoi, do bëjmë revolucion sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 11:04

Presidenti i Bylisit: Lushnja e meritoi, do bëjmë revolucion sezonin e ardhshëm

Agron Kapllanaj, kryetari i Bashkisë së Ballshit dhe presidenti i klubit të Bylisit, në një prononcim të dhënë për gazetën “Panorama Sport” pas ndeshjes, fillimisht tha se Lushnja e meritoi Superioren.

agron kapllanaj

“Lushnja fitoi dhe Bylisi humbi. Kemi bërë një garë korrekte deri në fund, por në ndeshjen e drejtpërdrejtë Lushnja e ka merituar. Bylisi nuk arriti dot ta fitonte këtë ndeshje. Mendoj se futbollistët nuk dhanë maksimumin”, tha presidenti Kapllanaj. Më tej, kryebashkiaku i Ballshit u shpreh edhe për të ardhmen e klubit, ku ai paralajmëron revolucion te Bylisi.

“I kemi evidentuar mangësitë te skuadra e Bylisit, ndaj do të ketë një revolucion për sezonin e ardhshëm. Do të ndërtojmë një ekip të ri, deri në 25 vjeç. Një ekip me djem të rinj. Do të kemi një staf të ri, një trajner të mirë, një edukator dhe një mësues të mirë. Do të shikojmë futbollistë të qarkut, të zonës. Do të ketë një revolucion te Bylisi”, deklaroi presidenti i Bylisit, Agron Kapllanaj. Bylisi u mundua të rivalizonte deri në fund me Lushnjën, por nuk arriti të bënte diferencën për të siguruar mbijetesën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"