Presidenti i Bolonjas bëhet shpëtimtari i Eden Hazard, belgu drejt largimit nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 15:41

Presidenti i Bolonjas bëhet shpëtimtari i Eden Hazard, belgu drejt largimit nga Europa

Eden Hazard mund të largohet nga Real Madrid këtë verë dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë MLS. Sipas asaj që raporton “Marca”, Montreal ka shprehur interesim për futbollistin belg.

HAZARD

Me vetëm 10 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Hazard është kthyer në një dështim për skuadrën madrilene dhe tashmë makthi i tij mund të marrë fund. Pronari i Montreal i cili njëkohësisht është edhe presidenti i Bolonjas, Xhoei Saputo ka kontaktuar me Realin për të siguruar shërbimet e Hazard.

Saputo do të kthehet në Itali për ndeshjen që skuadra e Bolonjas ka ndaj Napolit javën e ardhshme dhe duke qenë në Europë, ai mund të përfitojë nga rasti për të diskutuar më konkretisht për të ardhmen e Hazard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"