Presidenti i Besës analizon situatën aktuale, Bizhdili: Ekipet shqiptare me virus kanë qenë edhe më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2020 | 15:18

Presidenti i Besës analizon situatën aktuale, Bizhdili: Ekipet shqiptare me virus kanë qenë edhe më parë

Ashtu si shumica e shqiptarëve dhe presidenti i Besës Nexhat Bizhdili është vetëkarantinuar në shtëpi, por me fatin se banon në bregdetin e Qerretit nën erën e detit e të pishave. Ndërsa Bizhdili zbaton karantinën, disa futbollistë të Besës e kanë “thyer” duke u stërvitur në grupe pranë aneksit stërvitor shoqëruar me maska në fytyrë. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, interesimit tonë mbi fatet e Besës, të futbollit shqiptar presidenti i Besës iu përgjigj kështu:Bizhdili

“Fati i Besës nuk veçohet nga fati i gjithë ekipeve shqiptare në këtë moment. Më vjen keq mbi të gjitha për djemtë e rinj që futbollin e kanë pasionin e jetës dhe për momentin janë penalizuar. Mesa jam informuar shumica e tyre kanë gjetur forma alternative për tu stërvitur individualisht. Ndërsa për futbollistët disi në moshë kjo situatë i ka goditur rëndë pasionin dhe dëshirën për të vijuar futbollin. Mendoj, se kjo situatë penalizon rëndë të ardhmen e futbollit tonë. Kjo pasi të jemi të vërtetë edhe para shpërthimit të virusit ekipet shqiptare kanë qenë të “infektuara” përsa i përket situatës financiare. Kjo situatë vetëm sa e thelloi më tepër këtë krizë dhe vetëm një paketë ndihme nga qeveria mund ta ruante futbollin të mos falimentonte. I bashkohem apelit të FSHF drejtuar qeverisë për ndihmë. Nëse biznesi i vogël po kompensohet disi, po futbollistët që kanë “biznes” vetëm futbollin e janë me fëmijë ku do ushqehen?Bizhdili-2

Kjo situatë ka goditur jo pak dhe donatorët që ndihmojnë ekipet. Di vetëm tu them se Shqipëria pa futboll është njësoj si Shqipëria pa ajër. Futbolli nuk është lojë, por magji që jo më kot afron qindra mijëra njerëz atë që askush nuk ka forcë e mundësi ta bëjë. Futbolli është “sëmurë” rëndë mos e lini të vdesë është apeli im e besoj i të gjithë armatës së futbollit presidentë, donator, drejtues futbollistë, sektorët ndihmës e tjerë. Virusi në futboll prek qindra mijëra zemra, familje, njerëz prandaj ta Shpëtojmë.- mbyll prononcimin e tij Bizhdili

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"