Presidenti i Bajernit sulmon Murinjon: Trajner super yll, i intereson më shumë vetja sesa ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2018 | 21:12

Presidenti i Bajernit sulmon Murinjon: Trajner super yll, i intereson më shumë vetja sesa ekipi

Që Zhoze Murinjo nuk do të ulet kurrë në stolin e Bajernit të Mynihut sa president i saj të jetë Uli Hënes, kjo nuk ka më asnjë dyshim. Mes trajnerit portugez dhe numrit 1 të bavarezëve nuk rrjedh i njëjti gjak dhe Hënes nuk e fsheh kurrë antipatinë që ka për trajnerin e Mançester Junajtid. Ai e ka marrë shembullin e trajnerit portugez në “Old Trafford” për të treguar se si një trajner “super yll” nuk ndërton një skuadër të bashkuar, siç bën Jup Hejnkes për shembull, sepse është më tepër i interesuar për veten e tij sesa ekipin.

Murinjo

Menaxheri i Junajtid ka qenë në qendër të kritikave këtë sezon për trajtimin e ndryshëm që u ka bërë talenteve të skuadrës, duke qenë në kryetitujt e gazetave britanike për kritikat publike ndaj Marsialit, Shout, Pogbasë apo Rashfordit. Dhe këtë të fundit, ai e “masakroi” edhe pas humbjes së fundit ndaj Brajtonit të premten, teksa tha se tani duhet ta kuptoni se përse luan gjithnjë Lukaku. Hënes beson se aspekti i Murinjos për të qenë në qendër të vëmendjes nuk i shërben skuadrës.

“Ti duhet të sigurohesh që të mos kesh një trajner super yll në stol, por dikë që integrohet në grup”, tha presidenti ikampionëve të Gjermanisë për revistën e basketbollit “Playoff”. “Unë tani do të marr një shembull nga futbolli: Zhoze Murinjo te Mançester Junajtid është një super yll. Por, ai nuk e ka dërguar klubin në një tjetër nivel. Dhe e gjitha kjo ndodh sepse ai është më shumë i përqendruar te vetja e tij”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"