Presidenti i Bajernit i bindur: Tani do shihni skuadrën e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 22:49

Presidenti i Bajernit i bindur: Tani do shihni skuadrën e vërtetë

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, u shpreh për mediat gjermane se ekipi i tij do të jetë edhe në 2021-shin kandidati kryesor për të fituar kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe Champions-in.

hainer

“Jam i sigurt që edhe në këtë sezon do të tentojmë gjithçka për të fituar sa më shumë. Askush nuk e kishte menduar vjet që do të ishim absolutë, por u vërtetuam të gjithëve që mund të mposhtim këdo.

Këtë sezon jemi edhe më të pjekur si skuadër, jemi përforcuar me disa lojtarë cilësorë të cilët do të jenë një armë më shumë për të arritur aty ku duam. Jemi të parët në kampionat dhe në Champions kemi kaluar grupin gjithashtu të parët. Pres që skuadra ta ruajë këtë ritëm deri në fundin e sezonit, edhe pse këtë vit lufta për trofe është bërë më e fortë”, tha Hainer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"