“Presidenti e ka bërë punën e tij”, Osmani “thumbon” Partizanin: Nuk tregojmë objektivat në merkato, pasi tentojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 17:44

“Presidenti e ka bërë punën e tij”, Osmani “thumbon” Partizanin: Nuk tregojmë objektivat në merkato, pasi tentojnë…

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani është shprehur se me afrimet e bëra në merkato, bardheblutë do të jenë konkurrues për titullin. Për “Supersport”, Osmani nuk i ka kursyer edhe thumbat për Partizanin, duke thënë se nuk tregon objektivat në merkato, pasi do  tentojnë të tjerët ta marrin objektivin, duke iu referuar edhe interesimit të Partizanit për Seferin.bandicam 2021-01-21 17-40-18-139

“Merkato e mbyllur? Unë edhe në momentin që bëmë prezantimin. Falënderoj presidentin. Presidenti e ka bërë të tijën, tani është radha jonë.

Derbi? Emocionet janë të njëjta, por kur je lojtar, emocionet janë më të mëdha, pasi e ndjen më shumë si ndeshje. Ky klub me këtë histori, nuk dorëzohet kurrë, pavarësisht se unë sot kam besim për rezultat pozitiv.

Siç e dimë të gjithë, na janë kthyer të gjithë lojtarët nga dëmtimet. Tani kemi pak frikë të tregojmë ndonjë emër, pasi mund të futen në lojë të tjerët.

Diferenca nga kreu? Kemi pasur shumë probleme deri tani. Duke filluar nga dëmtimet. Me lojtarët që kemi afruar në ekip, unë kam besim se do të jemi konkurrues. Nëse fitojmë sot, do jemi pretendentët kryesorë për t’iu afruar Vllaznisë.”, tha Osmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"