Presidenti Demo jep aporovimin, ja 8 lojtarët që i bashkohen Tomorit në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 11:10

Presidenti Demo jep aporovimin, ja 8 lojtarët që i bashkohen Tomorit në merkato

Në ditën e tretë të përgatitjeve, Tomori ka qenë më i plotë. Presidenti Ervin Demo ka dhënë aprovimin për emrat e ardhur gjatë merkatos, si Canka, Mezini, Ruço, Haremi, Dimo, Pepa, Nako dhe Sharavolli. Ata kanë zbritur në fushë dhe kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me beratasit, duke ngjallur interesim të madh dhe entuziazëm te tifozët.

tomori

Për “Panorama Sport” ka folur drejtori teknik i Tomorit, Avenir Bejo, i cili ka theksuar: “Jemi të kënaqur, sepse pas aprovimit të presidentit Ervin Demo skuadrës i janë bashkuar sot (dje) 8 lojtarë të rëndësishëm për objektivat tanë. Me bashkinë dhe donatorët vendës Tomori do të forcojë organikën dhe cilësinë e skuadrës.

Do të jemi skuadra për t’u mundur, pretendentë me plot kuptimin e fjalës. I njohim mirë vlerat e futbollistëve të ardhur dhe garantoj në emër të klubit dhe presidentit se merkatoja nuk ndalet këtu. Jemi në bisedime edhe me 3-4 futbollistë të tjerë të njohur, pasi duam të dublojmë të gjitha pozicionet. Po bëjmë një skuadër pretendente”.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"