Presidenti Bizhdili shkund ekipin, kritika të ashpra sulmit të Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 18:03

Presidenti Bizhdili shkund ekipin, kritika të ashpra sulmit të Besës

Burime brenda klubit kavajas bëjnë me dije për gazetën se te Besa ka pasur një mbledhje brenda familjes.

Bizhdili-2

Presidenti i skuadrës, Nexhat Bizhdili, ka pasur kritika të ashpra ndaj grupit të futbollistëve. I njëjti burim saktëson se kritikat dhe pakënaqësitë më të mëdha kanë qenë ndaj dy sulmuesve, Carës dhe Onuh, të cilët vazhdojnë të shpërdorojnë shumë raste ndeshje pas ndeshjeje.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Fushë-Krujë me Ilirinë, ku kavajasit barazuan 1-1 dhe lanë dy pikë të çmuara. Por edhe mbrojtja dhe mesfusha nuk u kanë shpëtuar kritikave, sepse sulmi, pavarësisht se humb shumë raste, në fund të fundit ka shënuar në çdo ndeshje dhe Besa nuk ka fituar. Në prag të ballafaqimit të nesërm në Peqin ndaj Shënkollit, ka folur sulmuesi 19-vjeçar Tedi Cara, i cili pranon kritikat e presidentit Bizhdili dhe shprehet se do të reagojë.

“Jam vetëm 19 vjeç, pavarësisht se kam 3 vite që luaj te Besa. Me këtë nuk dua të justifikoj aspak përgjegjësitë e mia. Është e vërtetë që unë dhe Onuh kemi shpërdoruar raste, por siç e thashë, jam i ri dhe kam nevojë për përvojë e përmirësim. Fakt është po ashtu që kemi falur pikë në shumë takime, ku një pjesë të përgjegjësive i kemi edhe ne sulmuesit. Futbollit asnjëherë nuk i dihet dhe i duhet paraprirë çdo të papriture. Personalisht, do të bëj çmos që të shlyej gabimet e mia, duke nisur nga ndeshja me Shënkollin. Edhe po shënuan shokët, përsëri mirë është, pasi rëndësi ka fitorja”, ka thënë Cara. Kavajasit kanë grumbulluar 7 pikë nga 15 të mundshmet në 5 javë. Ekipi ka shënuar i pari, ka humbur raste pa fund dhe më pas është ndëshkuar. Kjo e “tërbon” presidentin Bizhdili. Gjithsesi, ka kohë për rikuperim pikësh dhe vendesh në klasifikim. Për ndeshjen e radhës trajneri Magani ka gati edhe mbrojtësin Erjon Xhafa, i cili plotëson grupin.

STADIUMI – Besës i kthehen edhe tifozët në ndeshjen ndaj Shënkollit dhe fitorja është një detyrim. Tifozët duhet ta ndjekin ekipin në Peqin, ku ai luan si pritës. Mjaft i dhimbshëm është fakti se në stadiumin e Kavajës nuk është bërë ende asnjë punim. Të mësuar tashmë me faktin se Besa luan jashtë fushe, askush nuk po e “vë ujin

FERIZ FERIZAJ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"