“Presidentët e klubeve nuk e dinë Ligjin e Sponsorizimeve dhe çfarë kërkojnë”, Shyti: Bojkoti është i FSHF-së, jo i Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 23:50

“Presidentët e klubeve nuk e dinë Ligjin e Sponsorizimeve dhe çfarë kërkojnë”, Shyti: Bojkoti është i FSHF-së, jo i Ligës

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Teutës Artan Shyti kritikoi klubet e tjera të Kategorisë Superiore për bojkotin e kampionatit. Në studion e “Proçesit Sportiv”, zyrtari i klubit durrsak shtoi se klubet e Superiores nuk e dinë se çfarë ndryshimesh ligjore duhet të realizohen. Ai përmendi se bojkoti nuk është vendim i Ligës Profesioniste, por i FSHF-së.

sHYTI
Ndërkohë, Shyti theksoi se presidentët e klubeve nuk e dinë Ligjin e Sponsorizimeve që është miratuar që në vitin 1994, i cili nuk garanton përfitime për sponsorët që investojnë për klubet e futbollit. Zyrtari i Teutës u shpreh se presidentët e klubeve mendojnë për të përfituar, jo për ndryshime madhore në futboll me efekt afatgjatë.

“Liga duhet të gjenerojë para, jo bojkot. S’më pëlqeu. Mund ta bënin prezent në forma të tjera. Kjo ëshjtë forma më e papërshtatshme për t’u prezantuar.

Nëse do të zgjidheshim problemet me bojkot, do të mbyllej bojkoti pas dy vitesh. Edhe kërkesat me përqindjet e sponsorizimit është në ajër. Sepse ligji i vitit 1994, që ka mbaruar në vitin 2008, thotë kundër asaj që pretendon federata. Ai që sponsorizon nuk ka të drejtë të përfitojë nga ligji i sponsorizimit. Këta se kanë lexuar ligjin aktual. Këta duan para sot, jo ndryshim ligjor. Për mua nuk dinë ta kërkojnë ndryshime. Baza është ligjore është me probleme. Juristi i federatës nuk e dinte që 5% shumëzim për 3 nuk e dinte që ishte e miratuar që në 2020. Nuk zgjidhet që liga të kërkojë leje në Federata. Nuk është vendim i Ligës, është i Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së.

Baza ligjore duhet të jetë që jo 48 kryetarë bashkish të jenë në FSHF. Kryetarët e bashkive japin para. Si mund të hapësh luftë me qeverinë kur pushteti lokal të mban 70% të futbollit?! S’mund të hysh në bojkot me superstrukturën pa ndrshyuar strukturën. Është strukturë amfibe. Kur thotë kryeministri nuk di asgjë, kjo është qasje pa produktivitet. Le të vazhdojnë thotë. Për mua, ai 6% duhet bërë zero”, përfundoi Drejtori i Përgjithshëm i Teutës Artan Shyti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"