President italian, skuadra e Kategorisë së Dytë me objektiva madhore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 17:55

President italian, skuadra e Kategorisë së Dytë me objektiva madhore

Të Shkumbini po bëhen gati për të nisur një cikël të ri në futbollin shqiptar. Skuadra peqinase e cila këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Dytë ka bërë sot në ambientet e Kalasë së Qytetit, prezantimin e ekipit për sezonin e ri futbollistik.

shkumbini

Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here, Shkumbini është plot ambicie, kjo falë presidencës italiane që ka marrë drejtimin e klubit, me në krye italianin Alesandro Borrela. Drejtuesit kanë afruar në skuadër lojtarë cilësorë, të cilët në të kaluarën janë aktivizuar në Kategorinë e Parë si dhe në Superiore.

GATI PER HISTORINE !!!

Sot ne ambjentet e Kalasë se Qytetit , u bë prezantimi i ekipit per sezonin futbollistik…

Posted by Kf Shkumbini – Faqja Zyrtare on E premte, 9 Tetor 2020

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"