“Pres të vijnë dy lojtarë”, Duro: Barazimi ndaj Luftëtarit na goditi psikologjikisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 17:18

“Pres të vijnë dy lojtarë”, Duro: Barazimi ndaj Luftëtarit na goditi psikologjikisht

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen e nesërme me Partizanin. Ai është shprehur se skuadra është goditur psikologjikisht nga barazimi i Luftëtarit dhe se ndaj të kuqve do të kërkojë vetëm fitoren. Gjithashtu ai foli për shumë tema rreth kësaj sfide dhe jo vetëm.

Shpetim Duro

Partizani? “Luajmë kundër skuadrës kampione në fuqi ,kundër një skuadre si Partizani. Do të jetë një ndeshje intersante, luhet për herë të parë në një impiant modern. Kjo i shton bukurinë dhe rëndësinë këtij takimi. Çdo gjë bëhet më e vështirë, pasi filloi gjysma e dytë e sezonit. Do të jetë jo e lehtë për të arritur te objektivi final”.

Barazimi me Luftëtarin dhe kritikat? “Sigurisht, ne nuk morëm maksimumin në ndeshjen e parë, ne kemi diskutuar, por çdo ndeshje ka historinë e saj. Edhe në Europë skuadrat e mëdha gabojnë. E rëndësishme është që skuadra pas asaj paraqitje, duhet të reagojë për të arritur objektivat. Kam parë shtypin këto ditë. Ndeshjen kundër Luftëtarit duhet ta fitonim me patjetër dhe unë jam me këtë mendim, por është bastarduar sikur skuadra e Kukësit nuk luajti fare. Ndeshja nuk ishte aty ku doja unë, kemi pasur minimalisht 6-7 raste për të shënuar, por mediet e kanë harruar këtë gjë dhe merren me 1-2 raste të Luftëtarit. Duhet ta harrojmë atë ndeshje, të fokusohemi te ndeshja e ditës së nesërme”.

Mungesat e Partizanit? “Mungesat e Partizanit nuk i marrë parasysh , për arsyen se Partizani ka në stol lojtar me vlera l, ashtu sikurse dhe Kukësi, që janë skuadra pretendente dhe çdo mungesë mund të zëvendësohet”.

Barazimi? “Unë jam trajner që i pranoj të tria rezultatet, në futboll nuk ka asgjë absolute. Sidomos kur përplasen dy rivalë direkt. Dëshira ime është të marrim maksimumin, por do të fitojë ajo skuadër që e meriton.”

82859625_186723296052172_2189246277898731520_n

Kalendari i ngjeshur dhe grupi në kapacitetin maksimal? “Skuadra është e plotë, padiskutim, nuk kemi asnjë lloj dëmtimi, mungesa e vetme ishte Maliqi kundër Luftëtarit. Jam pak i zhgënjyer, pasi kemi bërë stërvitje të shkëlqyer dhe nuk e prisja të dështonim kundër Luftëtarit. Por thashë që ndryshimi i ambientit, i terreneve ka faktorët e vetë që ndikojnë. Me futbollistët cilësorë që kemi, në momente të veçanta, duhet ta ndihmojnë skuadrën për të marrë rezultatet. Kemi kapacitetin dhe alternativat për t’i marrë ndeshjet”.

Merkatoja dhe përforcimet? “Kam kërkuar dy futbollistë. Njërin e pres këtë ditë nëse po punon klubi për çështje vize, është lojtar që e njoh unë dhe vjen nga Afrika. Klubi do të bëjë të pamundurën ta pajisë me vizë. Kam kërkuar edhe një futbollist nga Shqipëria dhe do të ishte afrim me vlera, që do të shtonte konkurrencën në skuadër. Por skuadra është e plotë për të përballuar aktivitetin”.

Ndeshje në “Air Albania”? “E çuditshme, pasi unë e kam theksuar dhe herë të tjera që në ndeshjet me Partizanin dhe Tiranën, Kukësi ka qenë mirë sa i përket rezultateve. Pavarësisht se ne kemi pasur në stadium tifozë më shumë kundërshtarë, por kjo gjë i bën mirë në momente të veçanta skuadrës sonë përsa i përket ambientin apo ngacmimit. Kushdo skuadër që të jetë ka ndikime negative, kur luan me stadiumin bosh. Mua më pëlqen që të ketë dhe tifozë të Kukësit nesër, e di që Partizani do ketë më shumë, por do të ketë atmosferë pozitive”.

83264701_2502960573304227_91252167955972096_n

Aspekti psikologjik? “Ishte një hap fals dhe nuk mund të them që ishte një pikë poztive. Na ka goditur psikologjikisht, e kam parë dhe te çunat. Kemi punuar psikologjikisht dhe do të jetë një histori e mbyllur. Ne jemi në vendin e parë. Objektivat i kemi përpara dhe jemi brenda tyre. Ne duhet të rifillojmë për realizimin  e objektivave”.

A keni presion? “Presioni është te të gjitha skuadrat kryesuese. Jo më kot Partizani e ndryshoj trajnerin. Presioni është tek të gjitha skuadrat. Ka momente që trajneri ndërrohet gabimisht. Kur bëhet problematike marrëdhënia trajner-skuadër, presidenti ka të drejtë të marrë vendim. Te Kukësi, unë sinqerisht e them, kam 6 muaj te Kukësi, dhe kam punuar në një ambient të qetë. Nuk kam pasur presion. Me presidentin kam pasur kontakte jo të ralla. Kemi qenë në një situatë normale, si do jetë situata në vazhdim nuk jam në gjendje të përgjigjem”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"