“Pres të kaloj në një ekip të madh në janar”, Kallaku: Ëndrra ime është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 23:48

“Pres të kaloj në një ekip të madh në janar”, Kallaku: Ëndrra ime është…

Sherif Kallaku ishte i ftuar ditën e sotme në “Rubrika Sportive”, ku foli për të ardhmen e tij dhe për dëshirën për të luajtur me Kombëtaren e parë.kallaku

Goli më i bukur?

Goli më i bukur ishte ai në Kupat e Europës, por shpresoj të shënoj më shumë si ai.

Dita ditës stërvitem shumë fort për të arritur objektivat, dhe si çdo lojtar tjetër përpiqem për në një kampionat më të fortë jashtë.

Ka qenë një vit i mirë ky për ne, në kampionat pretendonim diçka  më shumë, dhe shpresoj që këtë vit të arrijmë më shumë.

Pozicioni i preferuar? 

Unë ndjehem më mirë, pas sulmuesit, pra mesfushor i avancuar, por luja ku do trajneri.

Kemi pasur shansin që të kemi një mbrojtje shumë të mirë, ngërçi i sulmuesve ka qenë ai presioni nga ata vetë jo nga rrethana të tjera.

Titulli? 

Nuk ka shumë diferencë mes ekipeve, dhe pse të mos e provojmë.

Merkato? 

Pres diçka në janar, për një hap të madh në karrierë. Megjithatë jam i kënaqur te Teuta, dhe nuk do të mërzitesha nëse qëndroj aty. Kombëtarja është një ëndërr dhe besoj se me punë do ta arrij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"